Spak nuk e lejoi Erion Veliajn që të merrte pjesë në mbledhjen e këshillit bashkiak të Tiranës, por pavarësisht kësaj emri i kryebashkiakut u kthye në objekt debati mes këshilltarëve opozitar dhe atyre socialist. Pyetja e vetme për të cilën këshilltarërt opozitar kërkonin përgjigje ishte: Kush e drejton sot bashkinë më të madhe në vend? Zhulali: “Kush e drejton sot Bashkine e Tiranes, kush vendos, kush firmos urdhëra, per prokurime, investime, per pagat per ndihmen sociale? Kush e ka te drejten e firmes sot ne bashkine e Tiranes? Teliti: “Ju rrofshin diplomat, grisini se nuk keni intelektin te pyesni kush e drejton sot bashkine, turp qe thoni e drejton Veliaj, resident i burgut te Durrësi”. Këto ndërhyrje për këshilltarin socialist Eridian Salianji ishin të pavenda dhe zgjidhja e halleve të qytetarëve është më e rëndësishme se debati politik.