Fiskalizmi në sektorin e hidrokarbureve nuk po zbatohet edhe pse procesi ka nisur prej më shumë se një viti. Denoncimin e ka bërë socialisti Erion Braçe në komisionin e ekonomisë së bashku me deputetë të opozitës, që kanë kërkuar llogari nga Financat se pse nuk po fiskalizohen faturat nga karburantet.