Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange dhe e fejuara e tij Stella Moris do të martohen të mërkurën, në burgun e sigurisë së lartë në Londër, ku ai po mbahet për shkak të çështjes së ekstradimit. E veshur me një fustan të bardhë nusërie të dizajnuar nga Vivienne Westwood, Moris së bashku me dy fëmijët e saj hynë në burg për të kryer ceremoninë.