Top Channel/ Çuçi pret Borrell në Tiranë
15/03/2022 18:48

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi priti në një takim Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe njëherazi zv.presidentin e Komisionit Europian, Josep Borrell. Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë i Shqipërisë me të gjitha organet e Bashkimit Europian duke përfshirë zbatimin e ligjit në fushat kyçe të politikave strategjike që lidhen me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë Evropiane. Në këtë drejtim theksoi ministri Çuçi, Politika e Sigurisë së Shqipërisë është 100% në përputhje me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, veçanërisht në lidhje me paketën e sanksioneve ndaj Rusisë. Duke u ndalur te lufta, Ministri i Brendshëm risolli në vëmendje të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së faktin se Shqipëria ishte ndër vendet e para të Ballkanit Perëndimor që deklaroi mbështetjen e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht, si dhe dënoi agrsionin e pajustifikuar rus. Në lidhje me flukset e mundshme migratore të njerëzve që ikin nga Ukraina për shkak të luftës, ministri Çuçi shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të bashkërenduar përpjekjet me vendet anëtare të BE-së për të përballuar këtë krizë të re. Ai solli në vëmendje faktin se Shqipëria ishte vendi i parë që aktivizoi mekanizmin e mbrojtjes së përkohshme në rastin e afganëve që lanë atdheun e tyre pasi talebanët morën pushtetin. Gjatë takimit u vlerësua gjithashtu edhe angazhimi i KE për mbështetje me instrumente konkrete për rritjen e kapaciteteve të sigurisë, përfshirë edhe atë kibernetike.

Top Channel/ Protesta e 117, organizatorët: tubim në çdo seancë parlamenti
24/09 23:19
Top News- Vjen reagimi i parë nga Italia për Vlora Hysenin, ambasadori flet nga Korça
24/09 22:12
Top Channel/ Ambasadori italian jep lajmin e mirë: Do hapim 700 vende të reja pune në Shqipëri
24/09 22:06
Top News- Plagoset i riu pse kërkoi hakun e punës, kërcet arma në një servis në Lezhë
24/09 21:23
Top Channel/ Pa rampa, të izoluar në qytet! Personat me aftësi të kufizuara kërkojnë shërbime
24/09 20:08
Top Channel/ Tmerr në Lezhë, plumba punëtorit pasi s’duan të paguajnë shërbimin për makinën
24/09 20:07
Top News – Arrestimi i Vlora Hysenit, javën e ardhshme mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar
24/09 19:44
Top Channel/ “Askush s’i fiku radarët për mua”,Monika Kryemadhi batuta nga SPAK: Për rrahje zemre…
24/09 17:53
Top News – ‘Shantazhoi gazetarët’ / Berisha: Vlora Hyseni do shantazhojë dhe gjyqtarët
24/09 17:50
Top News – Paraburgimet sipas modelit të KiE. PS ka gati ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale
24/09 17:30
Top Channel/ Avokatët bojkotojnë gjyqet. Vendimi prek dhe GJKKO
24/09 15:43
Top Channel/ Shtyhet sërish gjyqi i Metës. Avokatët bojkotojnë seancën në GJKKO
24/09 15:35
Top News – GJKKO lë në arrest shtëpie Vlora Hysenin…
24/09 15:26
Top Channel/ Prrenjasi,“kundër” Librazhdit.Të 17 këshilltarët votojnë kundër bashkimit me Librazhdin
24/09 15:21
Top News – Pas shkarkimit të shefes së SHISH/ Begaj mbledh ‘kupolën’ e sigurisë në Presidencë
24/09 15:20
Top News – Të ndarë te Vlora… Por PS dhe PD i bashkon misioni paqeruajtës në Gaza
24/09 15:15
Top News- Ekstradohen nga Italia, Zvicra e Spanja/ 4 të dënuar për vepra të ndryshme në pranga
24/09 15:11
Top Channel/ Protestë për Vlora Hysenin. Protestuesit përplasen me policinë jashtë Kuvendit
24/09 15:10
Top Channel/ Hyseni përplaset me gazetaren. AGSH dënon deklaratën ndaj Klodiana Lalës
24/09 15:05
Top News – Formon Kubin e Rubikut në 4 sekonda / Gjashtë vjeçarja kineze thyen çdo rekord botëror
24/09 15:04