Top Channel/ Çokollata me insekte! AKU i kap në një rrjet supermarketesh në Durrës
10/11/2025 19:56

Rrjeti i supermarketeve “Diambe” në qytetin e Durrësit ka shitur për qytetarët çokollata me insekte. Çokollata Talarki Money Euro 100 g, që në dukje ka pamjen e monedhave europiane, në cilësi nuk është e tillë dhe këtë e konstatojnë insektet që janë brenda saj. AKU, pasi ka realizuar inspektimin në magazinën e supermarketit “Diambe” në Katund të Ri të Durrësit, përveçse bllokimit, ka dërguar katër kampione të kësaj çokollate për analiza laboratorike pranë ISUV, për të mësuar më tepër mbi ngarkesën mikrobiologjike të saj. Polikesen Drazho i AKU-s u shpreh: “Në këtë rast është konstatuar një sasi çokollate që u denoncua për prani të krimbave, ky është një tregues fizik. Sasia e importuar është 2208 copë produkt, e importuar nga Polonia. Aktualisht nga AKU, ku është bërë verifikimi, është bërë edhe gjurmueshmëria dhe është vajtur në markete të tjera po të të njëjtit zinxhir; janë bllokuar 94 copë të produktit.” Top Channel, nëpërmjet dokumenteve të inspektimit të AKU, mëson se çokollata si vend origjinë ka shtetin polak dhe importuesi i saj është vetë supermarketi Diambe, i cili në vitin 2024 ka futur në Shqipëri 2208 copë çokollata. Kushtet jo të mira të ruajtjes kanë bërë që në këtë çokollatë, brenda saj, të rriten insekte të dëmshme. “Një nga kushtet e ruajtjes është një nga arsyet kryesore, sepse çokollata si produkt ka përmbajtje të lartë sheqeri dhe këto gjejnë terren nëse mbahen në ambient me lagështi apo në kushte të dobëta higjeno-sanitare”, thotë Polikesen Drazho i AKU-së AKU ka urdhëruar rrjetin e supermarketeve të heqë nga raftet të gjitha çokollatat Talarki Money. Inspektorët e ushqimit kanë bllokuar gjithsej 98 pako të këtij produkti. “Referuar detyrës së lënë në inspektimin e kryer më 04-11-2025 për tërheqjen e produktit çokollatë TALARKI MONEY 100 GR me datë skadence shtator 2026, rezulton se Operatori i Biznesit Ushqimor është në proces për kthimin e produktit në magazinë. Të gjithë subjektet ku është shpërndarë produkti janë njoftuar për të hequr produktin.” – AKU Çokollata Talarki nuk është shitur vetëm në Durrës, por në të gjithë rrjetin e supermarketeve Diambe që gjenden në Shqipëri. Ndaj këtij biznesi është marrë edhe masa administrative me gjobë që kap vlerën e 300 mijë lekëve të reja.

Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08
Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50