Top Channel/ Çmimet rritën koston e jetesës. Shpenzimet e shportës janë shtuar me 5.000 lekë
03/02/2022 19:31

Rritja e çmimeve ka arritur një nga nivelet më të larta në muajin dhjetor. Qytetarët çdo ditë po shpenzojnë më shumë për produktet e tyre të përditshmërisë, apo siç cilësohen produktet e shportës. E para e prekur është buka që ka shkuar nga 80 në 90 lekë, ndërsa janë prekur edhe nënproduket si byreku nga 30 në 40 lekë. Më pas vaji për gatim ka pësuar një rritje gati me 30 lekë,së bashku me orizin sheqerin dhe një parti me 10 kokrra vezë. Nga e gjithë kategoria e ushqimeve rritjen më të lartë e kanë pësuar frutat dhe perimet në nivele të ndjeshme që shkojnë nga 50 – 100 lekë. Gjithashtu mishi ka shkuar deri në 850 lekë/kg nga 750 lekë/kg një vit më parë, gati 100 lekë më shtrenjtë, ndërsa trendin e rritjes e kanë ndjekur edhe produktet e bulmetit me 10 – 50 lekë rritje. Tek grupi i lëndëve djegëse që përdoren për shtëpitë, qytetarët gazin po e paguajnë rreth 40 lekë më shtrenjtë. Ndërkohë, tek transporti është një nga rritjet më të forta, me çmimet e karburanteve të rritura me nga 50 lekë që pas pandemisë. Nëse një familje me një mesatare prej katër personash harxhonte rreth 83 400 lekë në muaj sipas INSTAT në 2020-ën, shpenzimet janë shtuar edhe me minimalisht 5 000 lekë , duke e çuar totalin në 88 000 mijë lekë në muaj. Paga mesatare në Shqipëri është rreth 56 400 lekë, ndërsa nëse një familje ka dy të punësuar, atëherë ata nuk kalojnë 112 400 lekë, duke i lënë atyre shumë pak kursime mënjanë dhe duke e vënë shtresën e mesme të shoqërisë nën një presion të fortë me pandeminë që ende vazhdon. Guvernatori Gent Sejko është shprehur se çmimet e larta do na shoqërojnë gjithë vitin dhe në këto kushte përkeqësohen disa tregues në ekonomi.

Top News- Policia aksion tek ‘Bankers Petroleum’, arrestohet CEO kinez dhe zyrtarë të kompanisë
02/07 22:45
Top Channel/ Kukësi në errësirë totale, ndërpritet energjia elektrike
02/07 22:43
Top Channel/ Gara me makinë për t’i ikur policisë! I riu i përfshirë në festën e çmendur në Astir
02/07 22:14
Top News- Policia në ndjekje të makinës luksoze/ S’iu bind urdhrit, kaos në rrugët e kryeqytetit
02/07 22:07
Top News- Protestojnë fermerët e shalqinit në Fier, ankohen për çmimin: Po shesim nën kosto
02/07 20:38
Top News – Ndryshime tek Ministria e Shëndetësisë. Ina Majko emërohet zv/ministre, zëvendëson Hykën
02/07 20:37
Top Channel/ Tentoi t’i shpëtonte policisë gjatë ndjekjes, i arrestuari shok i Aleksandër Sadikaj
02/07 20:11
Top Channel/ Vihet nën kontroll zjarri në landfillin e Elbasanit! Tymi toksik mbuloi zonën
02/07 19:54
Top Channel/ Dy viktima nga aksidentet! Humbin jetën një grua dhe një sllovak
02/07 19:52
Top Channel/ Ambasadori shqiptar në Londër sqaron shifrat: Ku mashtron Farage!
02/07 19:49
Top Channel/ Zhduket i moshuari në Malësi të Madhe, familjarët vendosin 50 mijë euro shpërblim
02/07 19:36
Top News- Dy viktima e katër të plagosur, përgjaken rrugët e vendit! Humb jetën dhe një turist
02/07 19:24
Top News – Rafting në lumin e Vjosës nga të apasionuarit e sporteve të ujit
02/07 19:14
Top Channel/ Shoku i Aleksandër Sadikajt tenton t’i shpëtojë policisë, me armë në makinë
02/07 18:55
Top Channel/ “Babai u afrua…”, shkrimi Neda Ballukut për ngjarjen tronditëse në Fier: Nuk doja…
02/07 18:54
Top News- Babai abuzoi seksualisht me të bijën/ Reagon Avokati i Popullit: Të hetohen institucionet
02/07 17:03
Top News – NATO ngre F16-at, alarm i kuq / Rusia, sulme me rreze të gjatë veprimi gjatë natës
02/07 15:59
Top News – Rusia ‘i shpall luftë’ Gjermanisë / Përdor platforma mediatike për të mbjellë pakënaqësi
02/07 15:55
Top Channel/ Zjarri në landfill vijon nga dje. Tymi toksik mbulon Elbasanin dhe fshatrat përreth
02/07 15:18
Top Channel/ Agjencia digjitale, aplikacioni ku mund të denoncohen shkeljet e policëve
02/07 15:17