Të thirrur nga sindikatat, protestuesit francezë kanë vërshuar në rrugët e Parisit, Marseille-es e qyteteve të tjera të vendit me thirrjet për rritje rroge, ndërsa një grevë e përgjithshme u organizua në nivel kombëtar duke shkaktuar ngërce të lëvizjes në linjat hekurudhore dhe bllokim të mësimit në shkolla.