Shkencëtarët po përpiqen të zbulojnë arsyet përse një grup balenash orka janë duke dëmtuar e madje edhe përmbysur mbysin varkat në Ngushticën e Gjibraltarit, por deri tani pa shkaktuar viktima. Persona që janë përballur me këtë situatë rrëfejnë sesi në fillim ishte afruar një balenë e vetme, e cila pastaj u largua për t`u kthyer pak minuta më vonë me një balenë tjetër. Më pas, numri i orkave që rrethuan mjetin lundrues në këtë rast, shkoi në pesë ose gjashtë.