Qeveria franceze është zotuar të ndërmarrë veprime për të “siguruar dhe mbrojtur” publikun pasi Parisi raportohet të jetë pushtuar nga çimkat. Ministri francez i Transportit Clement Beaune njoftoi se do të "bashkojë operatorët e transportit javën e ardhshme" për të "vendosur mbi hapat e mëtejshëm” lidhur me mbrojtjen e njerëzve nga rritja e ndjeshme e numrit të këtyre insekteve, që janë bërë shqetësuese për kryeqytetin francez.