13 kompani që veprojnë në vendin tonë figurojnë në dokumentet e bëra publike nga “Pandora Papers”. Mes tyre, emri më i njohur për publikun shqiptar është ai i Bankers Petroleum, i lidhur me ishujt Cayman. Albania Group Trading Limited është lidhur në dokumenta me ishujt britanikë Virgin, po ashti Albania Service Limited, Albania Group Holding Limited, Albania International LTD.