Presidenti amerikan, Donald Trump pohoi publikisht se ka autorizuar Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) të kryejë operacione të fshehta në Venezuelë. Forcat amerikane kanë kryer të paktën pesë sulme ndaj anijeve të dyshuara për transport droge në Karaibe në javët e fundit, duke vrarë 27 persona.