Në takimin 9-orësh me ministrat, kryeministri Edi Rama ka kërkuar ngritjen e Bursës Bujqësore, një mekanizëm përmes të cilit shteti nuk do të përcaktojë çmimet e produkteve të shportës, por synon t’i bëjë ato më transparente. Në mandatin e tij të tretë, kreu i qeverisë, Edi Rama, së bashku me ministren e atëhershme të Bujqësisë, Frida Krifca, prezantuan Portalin e Fermerit, si një platformë informacioni ku fermerët mund të mësonin çmimet e shumicës dhe pakicës së produkteve bujqësore. Por shifrat e publikuara në portal jo gjithmonë korrespondonin me vlerat reale në treg.