Top Channel/ “Burri më rrëmbeu vajzën”, amerikania: Kaloi kufirin nga Mali i Zi në Shqipëri!
14/08/2024 19:59

Shtetasja amerikane Tracy Shannon Lyn, prej katër vitesh banore e Tivarit në Mal të Zi, denoncoi në policinë vendase rrëmbimin e vajzës së saj të mitur, Zynlee Ryan nga i ati, Thomas Hollenbeck. Media malazeze citojnë Lyn të ketë deklaruar se ish bashkëshorti, ka kaluar së bashku me vogëlushen 6 vjecare kufirin me Shqipërinë. Të njëjtat raporte tregojnë se Shannon është njoftuar përmes Ambasadës Amerikane në Podgoricë se Hollenbeck ka kërkuar pasaportë për fëmijën në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Sakaq, bëhet e ditur se edhe Interpoli është informuar për rrëmbimin e fëmijës. Lyn i tha portalit Primorski se ende janë duke vazhduar në Malin e Zi procedurat gjyqësore lidhur me kujdestarinë e vajzës, ndërsa gjykata ende nuk ka dalë me një vendim përfundimtar. Vitin e kaluar, në shtator, gjykata e lejoi Tomasin ta takonte të bijën dy herë në javë, e sipas shtetases amerikane, këtë të drejtë ai kishte nisur ta përdorte vetëm në qershor të këtij viti. “Ka ndodhur që ai është vonuar për ta kthyer vajzën, por justifikohej me arsye objective si ngecje në trafik. Por mbrëmë nuk e solli, dhe kur unë tentoja t`i telefonja, celulari i tij rezultonte i fikur”, është shprehur Lyn, e cila pretendon se ish i shoqi ishte dënuar për disa krime.

Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14
Top Channel/ Momenti kur shoqërohet protestuesi të Ministria e Arsimit, policia në gatishmëri
07/11 15:03
Top Channel/ “Berisha mos si qeni”, debat mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit
07/11 15:02
Top Channel/ Studentët kordon me banderole, refuzon PD t’i afrohet protestës së tyre
07/11 15:00