Top Channel/ Bujqësia, 146 milionë €/Programi IPARD III do financojë fermerët, bashkitë dhe shoqatat
01/10/2022 20:03

Bujqësia shqiptare po përgatitet për programin IPARD III, 146 mln euro është fondi që ka përcaktuar Bashkimi Eurpian dhe buxheti i shtetit kësaj here për bujqësinë. Përveç fondit të shtuar, në programin IPARD III gjithashtu do të ketë ndryshime edhe në strukturë, pasi numri i masave do të shkojë në 9. Deri më tani 94 mln euro të programit IPARD II, kanë shkuar në 4 masa konkretisht në: investimet në asetet fizike të fermës, investimet në asetet fizike për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe të peshkimit, investimet në Infrastrukturën Publike Rurale si dhe te diversifikimi i fermave. “Buxhet ky 54% më i lartë se programi IPARD II. Në IPARD III masat e shtuara fillojnë me qasjen lider, ku është masa më interesante që lidhet me financimin që jep programi me financim 100% grupeve lokale të veprimit që zhvillojnë një strategji për zhvillimin e një fshati apo të një njësia administrative. Masa tjetër e re është masa agro-mjedisore dhe prodhimi organik. Masë tjetër shtesë kemi masën e pyjeve për mbrojtjen, krijimin dhe ristrukturimin e pyjeve. Kemi masën për i infrastrukturën rurale ku aplikantët do të jenë bashkitë dhe njësite administrative që aplikohen me projekte për infrastrukturën. Masa e shërbimeve këshillimore qe lidhet me rritjen e kapaciteteve dhe financim për forcuar kapacitet e shërbimeve publike. Pra të këshillojnë nga përdorimi i teknologjive bujqësore tek tek hartimi i projekteve të financimit.”- shprehet drejtorja e AZHBR, Eranda Selmanaj. Nga financimi IPARD III, përveç fermerëve dhe agro-përpunuesve do të financohen edhe bashkitë, OJF dhe njësitë administrative që kanë një strategji se si të zhvillojnë bujqësinë shqiptare me qëllimin e vetëm, që fshatrat të mos braktisen.

Top Channel/ Gjermani-Ukrainë, pakt për armë/ Zotimi për të ndihmuar Kievin të prodhojë më shumë
30/06 23:22
Top Channel/ Pensionet me Italinë nisin sot/ Hyn në fuqi marrëveshja më 1 korrik
30/06 23:22
Shqiptari u dënua me vdekje në Kinë, si shpëtoi shqiptari nga ambasada: Shokët iu dënuan me varje
30/06 23:17
Top Channel/ Reformat për lirinë e medias, Ekspertët e Këshillit të Europës prezantuan rekomandimet
30/06 22:13
Top Channel/ Ish-numri 2 i kryeministrit spanjoll kapet për korrupsion, partia në pushtet në krizë
30/06 21:53
Top Channel/ Arrestohet në Itali “Tony Montana” shqiptar, paketonte drogën me fotot e Al Pacinos
30/06 21:34
Top Channel/ ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë
30/06 21:34
Top Channel/ Tërmet në Napoli! Mediat italiane: Më i fuqishmi i regjistruar në 40 vitet e fundit
30/06 21:34
Top News- Inagurohet selia e ambasadës në Vatikan/ Hasani: Për një botë më të paqtë e solidare
30/06 20:53
Top News- Begaj takon mbretin spanjoll/ Merr pjesë në konferencën e Kombeve të Bashkuara
30/06 20:52
Top Channel/ Kosovë, zvarritja me “plan”! Ekspertët: Kushtetuesja të sqarojë garën
30/06 20:03
Top Channel/ Pallatet, tarifat për administrimin! Mazniku: Gati udhëzimi për bashkitë
30/06 20:02
Top Channel/ Abuzim miliona lekë! Pezullohet kreu i tenderëve
30/06 19:56
Top Channel/ SHBA godet rrjetet e drogës, Rubio njofton sanksione për familjarë e partnerë
30/06 19:50
Top Channel/Ekskluzive! Nigel Farage intervistë për TCH: Gati të përballem me Ramën në Tiranë
30/06 19:41
Top News- Zbulohet partia që shpenzoi më shumë në Facebook e Instagram për fushatë, dalin shifrat
30/06 18:37
Top News- Zyrtarët e urbanistikes në gjyq/ Favorizuan ndërtuesit me taksën e infrastrukturës
30/06 16:35
Top News – Qiproja, ‘degë ulliri’ për Erdoganin / E fton në samit pavarësisht pushtimit të 1974-ës
30/06 16:09
Top News – Ish ministri i Jashtëm serb. ‘Kosovën do ta kishim njohur, por nuk na la kisha’
30/06 16:06
Top News- Pas Kushtetueses, edhe Osmani/ Ngërçi në Kuvend, thërret udhëheqësit e partive
30/06 16:06