Me qindra shqiptarë janë mbledhur përpara dhomave të specializuara në Hagë. I dërguari Top Channel, Muhamed Veliu, thotë se shumë shqiptarë janë mbledhur këto momente përpara Dhomave të specializuara për të protestuar. Nga këtu në ora 14:00 do të nisen në një park shumë afër gjykatës nga ku do të mbahet tubimi i thirrur në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK.