Top Channel/ Britania i dërgon Ukrainës “raketën më të shpejtë në botë”: “Shkatërrim” i garantuar!
10/03/2022 14:54

Britania po planifikon t'i dërgojë Ukrainës raketat më të shpejta tokë-ajër në botë, e pohuar kjo nga sekretari i Mbrojtjes Ben Ëallace. Ëallace tha përpara ligjvënesve britanikë se raketat e lëvizshme me shpejtësi të lartë Starstreak do t`u dorëzohen zyrtarëve ukrainas për të ndihmuar në rrëzimin e avionëve ushtarakë rus. Ato lëvizin me një shpejtësi tre herë më të lartë se ajo e zërit, dhe ndahen në tre pjesë duke shpuar armaturën përpara se kokat që bartin, të shpërthejnë. Raketahedhëset e përdorura për to, mund të mbahen në shpatull apo të montohen në automjet. "Ky sistem do të mbetet brenda përkufizimit të armëve mbrojtëse, por do t'i lejojë forcat ukrainase që të mbrojnë më mirë qiellin e tyre", sqaroi Ëallace. Ai gjithashtu konfirmoi gjithashtu se deri tani, ukrainasve u janë dhënë edhe 3,615 armë antitank, të cilat duket se kanë një efikasitet shkatërrues. Një ditë më parë, drejtues të shërbimit amerikan të zbulimit pohuan se Rusia e nënvlerësoi rezistencën që do të haste në Ukrainë. Megjithëse nuk është e qartë nëse presidenti rus synon të marrë të gjithë Ukrainën, apo nëse do të ndalej me diçka më pak, ata serish paralajmëruan se Putin mund ta përshkallëzojë më tej situatën pavarësisht kostos së lartë që kjo mund të ketë me viktima në radhët e popullsisë civile.

Top News- Autoboti me qumësht përplaset me motorin, aksident në aksin Fier-Libofshë
08/11 18:33
Top News- ‘Kam themeluar pluralizmin’/ Berisha: Studentët në Shqipëri, s’kanë lidhje me Serbinë
08/11 18:30
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti që transportonte qumësht përplaset me motorin
08/11 18:23
Top News- Kosova në BE, rruga ‘kalon nga Serbia’/ Aplikimi për anëtarësim s’ka mbërritur në komision
08/11 18:00
Top News- Kapet 41-vjeçari në Barcelonë, i dënuar dhe akuzuar për krime kundër personit
08/11 17:30
Top News- “Drejtoni gjoksin, shpatullat drejt, këmbët bashkuar”, fjalët që çuan mësuesin në burg
08/11 17:07
Top Channel/ Buxheti për bashkitë më 2027/ Llogariten fonde edhe për 15 që do të shkrihen
08/11 15:05
Top Channel/ Bujqësia, “tkurren” subvencionet/Rriten fondet për administratën dhe ulen për fermerët
08/11 15:02
Top Channel/ Helmimi në Vlorë dyshohet nga uji/ 7 fëmijë ende në spital, analizat tregojnë për…
08/11 14:50
Top Channel/ Zjarr në një godinë pranë lagunës së Nartës, flakët rrezikojnë pyllin me pisha
08/11 14:46
Top Channel/ Berisha: Serbia s’kishte opozitë si ne/ Kreu i PD flet pë protestën dhe fton partitë…
08/11 14:44
Top Channel/ Akuzohet për ngacmim ndaj nxënëseve në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në gjykatë
08/11 14:36
Top News- ‘Koalicion qytetar-politik kundër Ramës’/ Mediu: Kandidatë të përbashkët në zgjedhje
08/11 14:22
Top News- Uji me fekale helmoi fëmijët, preken edhe të rriturit/ Alarm në Vlorë
08/11 14:22
Top Channel/ ‘Rama një kufomë politike’, Berisha:Të bashkohemi, armiku i armikut tim është aleati im
08/11 13:47
Top Channel/ ‘Mos dëgjo tellallet e mafias’, Berisha i përgjigjet ndjekësit në Fb: Mafia ka tmerr…
08/11 13:11
Top Channel/ Lagjja “e harruar” në Gjirokastër/ Banorët romë ankohen për kushte të mjerueshme
08/11 12:15
Top Channel/ Vaksinat kundër gripit në Vlorë/ Mjekët: Prioritet ata me sëmundje kronike
08/11 12:13
Top Channel/ Manual për përdorimin e gazit/ Ekspertët: Të mos tregtohet më pa detektor
08/11 12:08
Top Channel/ Evazion 1 milion euro/ Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq administratorin dhe…
08/11 12:04