Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku ka mbetur i plagosur rëndë 50-vjeçari Thimjo Rubati. Sipas informacioneve paraprake, Rubati është qëlluar nga dy persona të maskuar, të cilët lëviznin me një motomjet dhe janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. I plagosuri, i cili ka marrë tre plumba, u transportua me urgjencë në Spitalin e Sarandës dhe më pas u nis drejt Tiranës.