"Është historia më e bukur e shpresës që kam krijuar", thotë regjisori italian Niccolo Amaniti për serialin e tij të ri "Anna", që nis të transmetohet prej 10 shtatorin në rrjetin e pavarur francez ‘Arte’. Filmi ndjek ngjarjet e një adoleshenteje në Sicili, pas goditjes së një pandemie që ka shfarosur të gjithë të rriturit.