Top Channel/ “Bota serbe” nervozon rajonin”:“Duan të jetë Vuçiç lideri i të gjithëve”!
21/10/2021 16:00

“Bota serbe” u përmend si koncept për herë të parë në shtator të vitit 2020 dhe që nga ajo kohë në Ballkanin Perëndimor ka pasur paralajmërime se ajo frazë rikujton aspiratat e politikës zyrtare serbe që pati rol kyç në shpërbërjen e përgjakshme të ish-Jugosllavisë në fillim të viteve 1990, thotë REL. Në anën tjetër, nga Beogradi thonë se elita politike që udhëheq me vendin nga viti 2012 nuk ka aspirata territoriale ndaj fqinjëve, por vetëm tregon kujdes ndaj qytetarëve me kombësi serbe në shtetet që kanë dalë nga rënia e Jugosllavisë. Toby Vogel, ekspert në Këshillin e Politikave të Demokratizimit mendon se ky në fakt është “një vazhdim i projektit të ‘Serbisë së madhe’ të Sllobodan Milloshevicit, por që mbase tani bëhet me mjete paqësore dhe artikulim të vizionit të presidentit Aleksandar Vuçic, si lider i të gjithë serbëve”. “ Ideja kryesore që teksa 'Serbia e madhe' mbetet një ëndërr, “Bota serbe” mund ta zëvëndësojë atë, ose serbët duhet të presin një ose dy dekada derisa të mund të jetojnë në një shtet të vetëm, por që gjithmonë do ta mbajnë të bashkuar 'shpirtin' serb. Duke pasur parasysh atë që ndodhi në vitet 1990, është e qartë se kjo gjithmonë do t'i bëjë fqinjët e Serbisë jashtëzakonisht nervozë, dhe për këtë kanë arsye, sepse ajo është një ide destabilizuese"”, shprehet Vogel. Muajin e kaluar, presidenti kroat Zoran Millanovic deklaroi se është detyrë e tij që t’u tregojë partnerëve perëndimor kërcënimet nga ideja e “Botës serbe”. Ai këto komente i bëri gjatë takimit në Zagreb me presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanovic i cili tha se ky koncept është eufemizëm për politikën e 'Serbisë së madhe” dhe se është detyra e tij ta tregojë këtë në forumet ndërkombëtare

Top Channel/ Krahasimi i Trump me tmerrin bërthamor të 1945-ës, kryebashkiaku i Hiroshimës: Ai…
02/07 21:57
Top Channel/ Situata e luftës në Gaza, Netanyahu i vendosur: Nuk do të ketë më Hamas
02/07 21:56
Top News – Korrupsioni me fondet e BE. Greqi, rritet presioni ndaj kryeministrit Mitsotakis
02/07 16:57
Top News- Urat mbi Ibër ‘mollë sherri’/ Gjermania i kërkon Serbisë përgjegjësit për ‘Banjskën’
02/07 16:56
Top News – Samiti i NATO-s rriti punën / Por eskortat në Holandë u ankuan për masat e sigurisë
02/07 16:55
Top News – Rusia ‘i shpall luftë’ Gjermanisë / Përdor platforma mediatike për të mbjellë pakënaqësi
02/07 15:55
Top News – 30 mijë ushtarë të tjerë për Putinin/Koreja e Veriut s’ndalet, trefishon numrin e trupave
02/07 15:40
Top News – Përvëlimi po vjen drejt nesh! Vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset drejt lindjes
02/07 15:34
Top News – Toka po shkon drejt rrënimit! ‘Kemi vetëm një shtëpi’, Papa reagon për klimën
02/07 15:32
Top News – ‘U harrua’ në makinë në 36 gradë / Humb jetën fëmija në Spanjë, edhe viktima të tjera
02/07 15:09
Top News – Frikë për ‘megatërmet’ / 82 për qind shanse të ndodhë shpejt, Japonia në ethe
02/07 15:09
Top Channel/ Greqia 43 gradë Celsius, metereologët: Ja kur i nxehti mbërrin kulmin!
02/07 14:54
Top Channel/ Hamasi i përgjigjet Trumpit: OK armëpushimit, nëse oferta është serioze!
02/07 14:05
Top Channel/ Zbutet Musk, miliarderi amerikan vlerëson Trump për zgjidhjen e konflikteve botërore
02/07 13:51
Top News – Irani ‘minoi’ Ngushticën e Hormuzit / Burimet amerikane: Mbushi një anije me mina detare
02/07 12:52
Top News – Bota sheh Iranin, Putin ‘bën namin’ / Avancon në Ukrainë, ‘qershor i frytshëm’ për Moskën
02/07 12:15
Top News – Dalai Lama do rimishërohet / Lideri budist do të ketë një pasardhës
02/07 12:11
Top News – Irani, gati për bombën bërthamore / ‘Mund të pasurojmë uraniumin në shkallën 90 për qind’
02/07 12:11
Top News – Këput lidhjet me agjencinë bërthamore / Irani rebelohet, presidenti ndalon bashkëpunimin
02/07 12:09
Top News – SHBA ndal armët për Ukrainën / ‘I duam për vete!’, Pentagoni bën vlerësimin
02/07 11:57