Komuniteti ndërkombëtar e ka kritikuar ashpër politikën e anëtarit ser btë presidencës boshnjake, Milorad Dodik që paralajmëroi një ndarje të Republikës Srpska. Sipas gazetes boshnjake klix.ba, deklaratat e fundit të diplomatëve të huaj dhe personave përgjegjës të institucioneve ndërkombëtare financiare, regojnë se vec të tjerash, një nismë e tillë bart në vetvete dhe rrezikun e falimentimit. I dërguari i posacëm i Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, foli në mbylljen e vizitës së tij në Sarajevë për sanksione ndaj disa zyrtarëve nëse kokëfortësia e Dodikut, vazhdon.