Tatimpaguesit debitorë thelluan me mbi 100 milionë euro më shumë borxhet ndaj Tatimeve. Sipas raportit vjetor të Drejtorisë së Tatimeve me këtë rritje, totali i detyrimeve tatimore të papaguara nga bizneset dhe individët arriti në fund të vitit të kaluar në 134.9 miliardë lekë. Pjesa dërrmuese e kësaj rritje borxhi, me gati 75 milionë euro ka ardhur vetëm nga 7 biznese, “borxhlinj” të tatimeve që nuk kanë shlyer në kohë detyrimet.