Deputetët socialistë në komisionin e ekonomisë të mbledhur online miratuan sot nenet e para të projektbuxhetit të ardhshëm, ku u morën në konsideratë edhe indikatori i shpenzimeve publike dhe deficiti buxhetor. Qeveria ka planifikuar që vitin e ardhshëm të ketë një deficit më të lartë në vlerën e 61 miliardë lekëve apo 600 milionë eurove, ndërsa gjysmën e kësaj shume po planifikon t’i marrë hua. Për këtë qëllim një borxh tregtar i huaj apo dalja me një eurobond të ri po përgatitet.