Udhëheqës të Britanisë e Irlandës shënuan sot 100-vjetorin e Irlandës së Veriut në shërbesën e nderë fetare për momentin e kontestuar të provincës. Shërbesa në katedralen Protestante u bojkotua nga presidenti i Irladnës Michael Higgins si dhe nga ministrja e parë e Irlandës së Veriut, Michelle O'Neill. Me sa duket duke parë mungesat, edhe mbretëresha Elizabeth njoftoi tërheqjen nga eventi, duke cituar arsye shëndetësore. Qeveria e Iraldnës përfaqësohej nga ministri i jashtëm Simon Coveney e ministri i brendshmë, pas tërheqjes së presidentit. Shërbesa u dha nga kreu i Kishës Metodiste Iralndeze, Sar Yambasu. Ky i fundit është me origjinë nga Sierra Leone, dhe është i pari lider afrikan i një kishe madhore në Irlandë. Pallati mbretëror britanik tha zyrtarisht se “mbretëresha duhet të merrte pjesë në event por u tërhoq të mërkurën duke pranuar këshillën e mjekëve për pushim”. Pamjet: AFP