Top Channel/ Bombë servisit të makinave, kamera regjistron personin që vendos lëndën shpërthyese
28/07/2022 19:14

Dy persona ende të paidentifikuar, këtë të enjte herët në mëngjes kanë shkuar me biçikletë drejt një biznesi për t’i vendosur një sasi lënde eksploziv. Në videon e siguruar nga Top Channel, duken dy burra që zbresin nga biçikleta jashtë servisit në pronësi të Ronaldo Petit dhe njëri prej tyre shkon të vendosë lëndën plasëse pranë derës. Më pas ata largohen me shpejtësi, ndërsa pak sekonda në vonë ndodh shpërthimi. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në një servis makinash në afërsi të Liqenit të Thatë, rreth orës 04:35. Ende nuk dihen shkaqet që i çuan autorët drejt këtij veprimi, që fatmirësisht la pas vetëm dëme materiale. Policia ka marrë në pyetje pronarin e servisit për të zbardhur shkakun e kësaj ngjarje kriminale. Peti, i cili riparon automjete në servis, dhe tregton makina, ka thënë para efektivëve të kryeqytetit se dyshon që lënda plasëse ti jetë vendosur për shkak të punës që ai kryen. Ai dyshon se lëndën plasëse mund ta ketë vendosur ndonjë klient i pakënaqur nga shërbimi i marrë në servis, apo që mund të ketë blerë ndonjë automjet. Policia e kryeqyteti ndërkohë po heton edhe mbi pista të tjera për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16