Top Channel/ Bombardimet izraelite në Liban, konfirmohen 23 viktima dhe 73 të plagosur
14/11/2024 21:48

Të paktën 21 persona u vranë dhe 73 u plagosën nga sulmet izraelite të mërkurën në zona të ndryshme të Libanit, njoftoi Ministria libaneze e Shëndetësisë. Ekipet e shpëtimit dhe banorët kërkojnë për të mbijetuar nën rrënoja pas një sulmi izraelit në qytetin kryesor lindor të Baalbek që vrau të paktën tre persona. Sulmet e reja izraelite kanë vijuar në periferitë jugore të Bejrutit. Ushtria izraelite tha se goditi rreth 30 objektiva në periferitë jugore të Bejrutit, një bastion i grupit militant Hezbollah të mbështetur nga Irani, gjatë 48 orëve të fundit. Që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës, në tetor 2023, sulmet izraelite në Liban kanë marrë jetën e 3,386 personave, ndërsa të plagosurit arrijnë në 14,417, sipas të dhënave të përditësuara të Ministrisë së Shëndetësisë të vendit. Për shkak të armiqësive midis ushtrisë izraelite dhe luftëtarëve të Hezbollahut, rreth 500,000 njerëz të zhvendosur kaluan kufirin dhe u strehuan në Siri. Ndërkohë Izraeli ka nisur prej disa kohësh sulme të njëpasnjëshme në Liban, ku kanë humbur jetën dhjetëra mijëra njerëz.

Top Channel/ Protesta anti-Trump/ Miliona njerëz dolën në rrugët e qyteteve nën moton “Pa Mbretër”
29/03 10:55
Top Channel/ Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin
29/03 10:55
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07