Qeveria e Bolivisë tha të martën se kishte ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, duke e akuzuar atë vend për krime kundër njerëzimit gjatë sulmeve në Rripin e Gazës. Bolivia "ka vendosur të prishë marrëdhëniet diplomatike me shtetin izraelit në shenjë mohimi dhe dënimi të ofensivës ushtarake agresive dhe disproporcionale izraelite që po ndodh në Rripin e Gazës", tha zëvendësministri i Jashtëm Freddy Mamani në një konferencë për shtyp.