Leonard Buzi nga fshati Kallm i Madh në Fier, sot është një ndër blegtorët më aktivë të zonës. 50-vjeçari ka filluar të mbarështojë lopë 20 vjet më parë. “E nisa këtë punë së bashku me babain tim vetëm me 3 krerë lopë dhe për çdo vit e kam rritur numrin duke ruajtur dhe shtuar numrin e gjedhëve dhe sot kam arritur ne 20 krerë, dhe te gjitha janë në prodhim për qumësht.“- shprehet blegtori Leonard Buzi.