Përshkallëzimi treditor i protestave në Tiranë ka lënë pas shkatërrime të mëdha edhe te bizneset private në kryeqytet, të cilët janë sulmuar dhe djegur nga protestuesit. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, në bashkëpunim me shoqatat e biznesit, bëjnë thirrje për ndaljen e dhunës dhe shkatërrimin e pronave, që sipas tyre, rëndon mbi të gjithë taksapaguesit, ndërsa kërkojnë përgjegjësi për çdo dëm.