Të gjitha mundësitë do të jenë në tryezë sipas presidentit ukrainas Volodymir Zelensky, nëse Putin pranon të takohet me të. Hajde flasim, ishte ftesa e përsëritur e tij për shefin e Kremlinit, teksa France 24 pretendon se kreu i shtetit ukrainas është gati të diskutojë dhe statusin e Donbasit e Krimesë. Por Zelensky e bëri të qartë se vendi i tij më mirë shkatërrohet, sesa t1ia dorëzoje vetë qytetet forcave pushtuese ruse. Lufta, për Zelenskyn, duhet të përfundojë në tryezën e bisedimeve. Nuk e dorëzojmë Kievin, Kharkivin apo Mariupolin. Ukraina nuk i përmbush ultimatumet ruse. Më përpara shkatërrohemi, sesa të ulim armët.