Top Channel/ Bilanci i 2024, Prokuroria e Përgjithshme: U rrit krimi kibernetik
04/04/2025 19:45

Viti 2024 shënoi një rënie të procedimeve penale për prodhim dhe kultivim të narkotikëve, por u rritën rastet e referuar në gjykatë për krimet kibernetike. Në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme për kriminalitetin në vend, nënvizohet se u ulën me 4.50% procedimet për narkotikët, ndërkohë që vëmendje përgjatë këtij viti kanë marrë sulmet kibernetike. Në bilancin e dërguar në Kuvend, theksohet se numri më i lartë i krimeve kibernetike u regjistruan në Tiranë, me 65% të procedimeve, dhe sipas organit të Akuzës, në të gjitha rastet është vendosur dënimi me burg nga gjykata. “Lidhur me të dhënat për veprat penale të krimit kibernetik, gjatë vitit 2024 rezulton një rritje prej 4.96% e numrit të procedimeve të regjistruara, nga 363 në 381 procedime penale, ka një rritje prej 14.29% të të pandehurve të regjistruar, si dhe të rasteve të dërguar në gjykatë, krahasuar me 2023”. Përgjatë vitit 2024, prokuroritë kanë përgjuar mbi 2 mijë telefona në vend, me qëllim hetimet për krimet kundër personit, lëndët narkotike dhe vjedhjet e mashtrimet. “Gjatë vitit 2024, është përdorur përgjimi i komunikimeve elektronike nga prokurorët në fazën e hetimeve paraprake si mjet për sigurimin e provës në 405 procedime penale. Është realizuar përgjimi për 2361 pajisje në përdorim të 2159 subjekteve, ndaj të cilëve ishte lejuar përgjimi. Në total janë ekzekutuar 933 vendime për përgjim të autorizuar nga gjykata dhe 538 urdhra/autorizime të prokurorit”. Sa i përket kriminalitetit, Prokuroria e Përgjithshme zbulon se ka pasur një rritje të krimit gjatë vitit që lamë pas. Qytetet me koefiçentin më të lartë të kriminalitetit janë Saranda, Vlora e Gjirokastra, kurse zonat më të qeta e të pastra nga fijet e krimit gjatë 2024-ës ishin Dibra dhe Berati. Ndërsa për veprën penale të korrupsionit, Prokuroria njofton se në 2024-ën u regjistruan 109 procedime penale për korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike, dhe 26 procedime për korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, në të dyja rastet ka një tendencë rënieje në krahasim me 2023.

Top News – Gjiri i Vlorës mbushet me plastikë. Reshjet çuan mbetjet, deti mbulohet nga bidonat
22/10 14:12
Top News – Gjiri i Vlorës mbushet me plastikë. Reshjet çuan mbetjet, deti mbulohet nga bidonat
22/10 14:12
Top Channel/ Pas protestës te Kuvendi, protestuesit ulen përballë Kryeministrisë
22/10 14:00
Top News- ‘Asnjë mësues nuk është kërcënuar’/ Policia: Po përhapen lajme të rreme masive në internet
22/10 13:57
Top News – Raporti për të dhunuarit. Rama: I vetmi vend në Europë që ka më shumë policë
22/10 13:53
Top Channel/ ‘Universitetet janë solidarizuar’, Biberaj për protestën: Jemi 1000 apo 2000 këtë…
22/10 13:24
Top News – Antikorrupsioni bëhet me portofol, Kuvendi miraton ndryshimet në statusin e ministrisë
22/10 13:20
Top Channel/ “Mësuesit janë kërcënuar”, Policia e Shtetit: Po tentohet përhapja e panikut…
22/10 13:03
Top Channel/ Protestuesit shembin gardhin metalik pranë Kuvendit, përballen me efektivët e FNSH
22/10 12:51
Top Channel/ Pedagogët ngrihen në protestë, bojkot mësimit, kërkesa te shkallët e Politeknikut
22/10 12:49
Top Channel/ ‘Blindohet’ Kuvendi, efektivët rrethojnë selinë e Parlamentit
22/10 12:49
Top Channel/ Policia rrethon parlamentin, pak protestues paqësorë nuk ka incidente jashtë Kuvendit
22/10 12:48
Top Channel/ Mblidhet parlamenti, Seanca e kaluar u shty për shkak të protestave të dhunshme
22/10 12:48
Top Channel/ Nis protesta e pedagogëve, vendosin të marshojnë drejt parlamentit
22/10 12:36
Top News – I mori flakë makina/Gjirokastër, ndërron jetë 37 vjeçari, pësoi djegie të rënda
22/10 12:31
Top Channel/ Vlora zgjohet nën ujë, Reshjet përmbytin rrugët, qytetarët akuzojnë kanalizimet
22/10 12:29
Top Channel/ Makina “fluturon” në kanal në Lushnje, kapërcen barrierat dhe bie 5 metra poshtë
22/10 12:29
Top Channel/ Digjet makina, ndodhi në aksin Kardhiq-Delvinë, 37-vjeçari humb jetën pas djegieve
22/10 12:25
Top News – Këlliçi nga foltorja: Edi Rama të dorëhiqet menjëherë! Parlamenti të shpërndahet
22/10 12:22
Top Channel/Bojkoti shtrihet në Shkodër, pedagogët lënë mësimin, në universitetet e tjera normalitet
22/10 12:15