Top Channel/ Bilanci i 2024, Prokuroria e Përgjithshme: U rrit krimi kibernetik
04/04/2025 19:45

Viti 2024 shënoi një rënie të procedimeve penale për prodhim dhe kultivim të narkotikëve, por u rritën rastet e referuar në gjykatë për krimet kibernetike. Në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme për kriminalitetin në vend, nënvizohet se u ulën me 4.50% procedimet për narkotikët, ndërkohë që vëmendje përgjatë këtij viti kanë marrë sulmet kibernetike. Në bilancin e dërguar në Kuvend, theksohet se numri më i lartë i krimeve kibernetike u regjistruan në Tiranë, me 65% të procedimeve, dhe sipas organit të Akuzës, në të gjitha rastet është vendosur dënimi me burg nga gjykata. “Lidhur me të dhënat për veprat penale të krimit kibernetik, gjatë vitit 2024 rezulton një rritje prej 4.96% e numrit të procedimeve të regjistruara, nga 363 në 381 procedime penale, ka një rritje prej 14.29% të të pandehurve të regjistruar, si dhe të rasteve të dërguar në gjykatë, krahasuar me 2023”. Përgjatë vitit 2024, prokuroritë kanë përgjuar mbi 2 mijë telefona në vend, me qëllim hetimet për krimet kundër personit, lëndët narkotike dhe vjedhjet e mashtrimet. “Gjatë vitit 2024, është përdorur përgjimi i komunikimeve elektronike nga prokurorët në fazën e hetimeve paraprake si mjet për sigurimin e provës në 405 procedime penale. Është realizuar përgjimi për 2361 pajisje në përdorim të 2159 subjekteve, ndaj të cilëve ishte lejuar përgjimi. Në total janë ekzekutuar 933 vendime për përgjim të autorizuar nga gjykata dhe 538 urdhra/autorizime të prokurorit”. Sa i përket kriminalitetit, Prokuroria e Përgjithshme zbulon se ka pasur një rritje të krimit gjatë vitit që lamë pas. Qytetet me koefiçentin më të lartë të kriminalitetit janë Saranda, Vlora e Gjirokastra, kurse zonat më të qeta e të pastra nga fijet e krimit gjatë 2024-ës ishin Dibra dhe Berati. Ndërsa për veprën penale të korrupsionit, Prokuroria njofton se në 2024-ën u regjistruan 109 procedime penale për korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike, dhe 26 procedime për korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, në të dyja rastet ka një tendencë rënieje në krahasim me 2023.

Top News – Ari shënon një rekord të ri / Të gjithë duan ‘një port të sigurt’ mes pasigurisë
23/12 14:06
Top News – Një fëmijë mes tre viktimave / Rusia ‘tërbohet’ mbi Ukrainë, sulme masive në vend
23/12 14:06
Top News- Molotovët në protestën e PD/ Arrestohen 4 protestues, procedohen 7 të tjerë
23/12 13:52
Top News – Haxhia: Nuk provohet lidhja e Agasit me tenderat e AKSHI, apo rrëmbim personi
23/12 13:49
Top News – Restorantet zvogëlojnë porcionet, ‘shpërthen’ Ozempic-u, amerikanët në dietë
23/12 12:53
Top News – PS ‘kursen’ opozitën. Përjashton 6 ‘kaotikët’, tërheqje vëmendje për të tjerët
23/12 12:45
Top News – ‘SPAK kompromentohet’, Haxhia: Asnjë provë që lidh Agasin me tenderat e AKSHI-t
23/12 12:44
Top Channel/ 4 arrestime për incidentet, procedohen 7, procedohet edhe sekretari organizativ i PD
23/12 12:26
Top Channel/ Reformat në drejtësi dhe ekonomi, organizohet forumi i hapur për të rinjtë drejt BE-së
23/12 12:16
Top News – Kosova kërkon ‘një shans të ri’ / Lidership më pak “egoist” dhe rimëkëmbje ekonomike
23/12 12:09
Top Channel/ Protesta e shoferëve në Vlorë/ “Stacion të ri ku të duam ne, jo ku të duan ata
23/12 11:50
Top News – 7 metra në vit, deti po gëlltit ishujt / Banorët lëshojnë alarmin: Ku do të jetojmë…?
23/12 11:49
Top Channel/ Tensione në Këshillin Bashkiak të Vlorës, shoferët tentojnë të futen në sallë
23/12 11:32
Top News – Rusia ‘bën shoshë’ Odesën / Përshkallëzon sulmet mbi rajon, në shënjestër portet
23/12 11:23
Top News – Vijnë luftanijet e klasit ‘Trump’/ Presidenti prezanton “Flotën e artë”, i vë emrin e tij
23/12 11:14
Top News- Kaos dhe debate në Parlament, ‘Etika’ përjashton 6 deputetë të PD për 30 ditë
23/12 11:06
Top News – Polonia ‘nën sulm’, ngre avionët luftarakë / Sulme ruse me rreze të gjatë, NATO në alarm
23/12 11:03
Top News- Paraburgim për ish-pjesëtarin e MPB serbe/ Sveçla: Ka pasur njohuri për sulmin në Banjskë
23/12 10:45
Top News- Përplasje Manja- Vokshi në Komisionin e Etikës, PS kërkon përjashtimin e deputetëve të PD
23/12 10:31
Top Channel/ Deputetja e PS, Olta Xhaçka paraqitet në SPAK
23/12 10:19
DIGITALB DIGITALB