Top Channel/ Bilanc i rëndë i viktimave në Indi, vijojnë kërkimet për të zhdukurit
03/06/2023 21:21

Bilanci vijon të mbetet tragjik për përplasjen e shumëfishtë të trenave në në shtetin lindor të Indisë, Odisha, ku humbën jetën të paktën 288 persona dhe u plagosën 803 të tjerë, ndërsa kërkimet vijojnë ende për të zhdukur. Menjëherë pas njoftimit qindra ambulanca e mjekë u dërguan në vendin e ngjarjes, ku një tren pasagjerësh mendohet se ka dalë nga shinat para se të goditej nga një tjetër në shinat ngjitur. Ky është aksidenti më i rëndë i trenit në Indi këtë shekull, ndërsa yrtarët thonë se numri i të vdekurve pritet të rritet më tej. Si pasojë e ngjarjes së rëndë India ka shpallur ditë zie, në nder të viktimave të aksidentit. Zyrtarët indianë thanë se një tren mallrash, i cili ishte i palëvizshëm në vend, gjithashtu u përfshi në incident, por nuk dhanë detaje të mëtejshme. Disa pasagjerë të mbijetuar u panë duke nxituar për të ndihmuar në shpëtimin e të bllokuarve në rrënojat. Kompanitë lokale të autobusëve po ndihmonin gjithashtu në transportin e pasagjerëve të plagosur. Ministri i hekurudhave Ashëini Vaishnaw njoftoi më herët kompensimin prej rreth 12,000 dollarë për familjet e viktimave, 2,400 dollarë për ata që kishin pësuar lëndime "të rënda" dhe 600 dollarë për njerëzit me lëndime "të lehta". Opozita kritikoi qeverinë dhe bëri thirrje që Vaishnaw të jepte dorëheqjen. India ka një nga rrjetet më të mëdha të trenave në botë dhe aksidentet janë të zakonshme, pavarësisht se qeveritë e njëpasnjëshme investojnë qindra miliona dollarë për të përmirësuar infrastrukturën. Fatkeqësia më e rëndë e trenit në Indi ishte në vitin 1981, kur një tren i mbipopulluar pasagjerësh u hodh nga binarët dhe u hodh në një lumë gjatë një cikloni në shtetin Bihar, duke vrarë të paktën 800 njerëz. pamjet: AFP

Top Channel/ Krahasimi i Trump me tmerrin bërthamor të 1945-ës, kryebashkiaku i Hiroshimës: Ai…
02/07 21:57
Top Channel/ Situata e luftës në Gaza, Netanyahu i vendosur: Nuk do të ketë më Hamas
02/07 21:56
Top News – Korrupsioni me fondet e BE. Greqi, rritet presioni ndaj kryeministrit Mitsotakis
02/07 16:57
Top News- Urat mbi Ibër ‘mollë sherri’/ Gjermania i kërkon Serbisë përgjegjësit për ‘Banjskën’
02/07 16:56
Top News – Samiti i NATO-s rriti punën / Por eskortat në Holandë u ankuan për masat e sigurisë
02/07 16:55
Top News – Rusia ‘i shpall luftë’ Gjermanisë / Përdor platforma mediatike për të mbjellë pakënaqësi
02/07 15:55
Top News – 30 mijë ushtarë të tjerë për Putinin/Koreja e Veriut s’ndalet, trefishon numrin e trupave
02/07 15:40
Top News – Përvëlimi po vjen drejt nesh! Vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset drejt lindjes
02/07 15:34
Top News – Toka po shkon drejt rrënimit! ‘Kemi vetëm një shtëpi’, Papa reagon për klimën
02/07 15:32
Top News – ‘U harrua’ në makinë në 36 gradë / Humb jetën fëmija në Spanjë, edhe viktima të tjera
02/07 15:09
Top News – Frikë për ‘megatërmet’ / 82 për qind shanse të ndodhë shpejt, Japonia në ethe
02/07 15:09
Top Channel/ Greqia 43 gradë Celsius, metereologët: Ja kur i nxehti mbërrin kulmin!
02/07 14:54
Top Channel/ Hamasi i përgjigjet Trumpit: OK armëpushimit, nëse oferta është serioze!
02/07 14:05
Top Channel/ Zbutet Musk, miliarderi amerikan vlerëson Trump për zgjidhjen e konflikteve botërore
02/07 13:51
Top News – Irani ‘minoi’ Ngushticën e Hormuzit / Burimet amerikane: Mbushi një anije me mina detare
02/07 12:52
Top News – Bota sheh Iranin, Putin ‘bën namin’ / Avancon në Ukrainë, ‘qershor i frytshëm’ për Moskën
02/07 12:15
Top News – Dalai Lama do rimishërohet / Lideri budist do të ketë një pasardhës
02/07 12:11
Top News – Irani, gati për bombën bërthamore / ‘Mund të pasurojmë uraniumin në shkallën 90 për qind’
02/07 12:11
Top News – Këput lidhjet me agjencinë bërthamore / Irani rebelohet, presidenti ndalon bashkëpunimin
02/07 12:09
Top News – SHBA ndal armët për Ukrainën / ‘I duam për vete!’, Pentagoni bën vlerësimin
02/07 11:57