Pas parlamentit federal, Bundestagut, edhe Bundesrati, Dhoma e landeve ne Gjermani , e miratoi ndryshimin në ligjin për mbrojtjen nga infektimet. Vendimi i Dhomës së landeve u mor unanimisht. Prandaj ndryshimet mund të hyjnë në fuqi së shpejti. Ligji parashikon gjithashtu për herë të parë vaksinimin me detyrim kundër koronavirusit për grupe të caktuara.