Edhe pse sauditët do të kishin preferuar ndryshe, presidenti Joe Biden sërish e ngriti çështjen e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi në takimin e tij me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman. I thashë hapur - që një president amerikan të heshtë për një çështje të të drejtave të njeriut nuk është në përputhje me vlerat tona dhe me mua. Unë gjithmonë do t`i mbroj vlerat tona.