Top Channel/ Biden me sytë nga Kosova: Fton Osmanin në samitin e dytë të Demokracisë!
01/03/2023 18:03

Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani I ka mbërritur nga kreu I shtetit amerikan, Joe Biden, ftesa për të marrë pjesë në Samitin e dytë për Demokraci. Samiti do të mbahet në fund të marsit në formatin virtual. Mbi 100 shtete janë thirrur t`I bashkohen eventit të krijuar me iniciativë të Bidenit. Edicioni I parë I tij u zhvillua në dhjetor të 2021-shit dhe kosova u ftua dhe atëherë. Në një deklaratë të presidencës kosovare, nënvizohet se Osmani është zgjedhur në mesin e dhjetë liderëve që të flasin në seancën plenare, kur do të diskutohet mbi rolin e demokracisë në krijimin e institucioneve të qëndrueshme. “Republika e Kosovës, përgjatë vitit që shkoi, ka arritur suksese të rëndësishme në të tre zotimet e saj që kishin për qëllim fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, luftën ndaj autoritarizmit, avancimin e të drejtave të njeriut, diversitetin dhe gjithëpërfshirjen me në focus avancimin e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore”, thuhet në deklaratë ku lihej të kuptohej se pikërisht për shkak të këtij suksesi, në mesin e aq shumë vendeve pjesëmarrëse, Kosova është përzgjedhur nga Shtëpia e Bardhë të bashkëudhëheqë në grupin që ka për tematikë sundimin e ligjit. Në këtë takim, sikur edhe në të parin, do të diskutohet për rëndësinë e demokracisë dhe se si shtetet të adresojnë më së miri sfidat globale. Biden qe shprehur në samitin e parë se “bota është në vitet e para të një dekade vendimtare për të ardhmen kolektive”. Pamjet: AFP

Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
Top Channel/ Shqipëria, trupa në Gaza: Del harta, Kosova “merr” veriun e Gazës, Shqipëria…
21/02 15:25
Top News – 20 mijë ushtarë në Gaza. Shqipëria drejton Deir al-Balah, Kosova veriun
21/02 14:55
Top News – Shfuqizimi i tarifave të Trump. Macron përshëndet vendimin e gjykatës së SHBA
21/02 13:20
Top Channel/ Polonia minon kufirin, tërhiqet nga Konventa e Otavës: Jo duarkryq para Rusisë!
21/02 12:29
Top Channel/ Tensionet me Iranin, NYT: Po evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme!
21/02 12:28
Top Channel/ Supremja i rrëzoi tarifat, Trump vendos taksë të re globale prej 10%!
21/02 11:38
Top Channel/ Bien me 30% eksportet e çelikut të BE-së drejt SHBA-së: Ngecin bisedimet për tarifat!
21/02 11:18
Top Channel/ “Zbutet” Hamasi: Pranojmë forcat ndërkombëtare në Gaza, mes tyre edhe Shqipëria!
21/02 11:02
Top News – Po dëshmonte për Epstein. Avokati e kërcënon: Përgjigju shkurt
21/02 10:53
Top News – Tarifa globale. Trump e vendos 10 për qind për të gjitha importet
21/02 10:41
Top News – Tarifat e Trump bien. Gjykata supreme në SHBA i shfuqizon globalisht
21/02 10:12
Top News – Gjenerata e re e armëve bërthamore. Inteligjenca amerikane thotë se Kina i ka testuar
21/02 10:11
Top News- Sulm nga persona të armatosur/ Nigeri, vriten rreth 50 persona dhe rrëmbehen gra e fëmijë
20/02 22:38
Top News- Milano, 9 orë i bllokuar në kasafortë / Hyri për të grabitur bankën, ‘lirohet’ nga policia
20/02 15:45
Top News-Truprojat e Aliyevit rrahin protestuesit/Ishte në Uashington për takimin e Bordit të Paqes
20/02 15:30
Top Channel/ Kufizime për të hyrë në Al Aksa, Izraeli lejon vetëm 10 mijë persona
20/02 15:03
Top News – Fushatë disajavore në Iran / Plani i luftës i Donald Trump, të gjitha detajet
20/02 14:35
Top News – Avionët luftarakë rusë drejt Alaskës / Tensione në qiell, komanda amerikane në alarm
20/02 14:24
DIGITALB DIGITALB