Top Channel/ Biden dënon sulmin! Presidenti: Ne nuk mund të lejojmë të ndodhin gjëra të tilla
14/07/2024 11:56

Presidenti Joe Biden tha të shtunën se “të gjithë duhet ta dënojnë” atentatin e dyshuar ndaj ish-presidentit Donald Trump dhe shtoi se shpreson të flasë së shpejti me rivalin e tij. Duke iu drejtuar vendit rreth dy orë pas ngjarjes, zoti Biden tha se ndjehej i lehtësuar që sipas njoftimeve zoti Trump “është mirë”. Ai shtoi se nuk kishte mundur të fliste me ish-presidentin Trump përpara se të bënte komentet para vendit dhe u zotua se do të informojë publikun nëse arrin të bisedojë me të dhe nëse merr detaje shtesë rreth hetimit. “Ne nuk mund të lejojmë që të ndodhin gjëra të tilla. Ideja se mund të ndodhë një dhunë e këtij lloji në Amerikë është e pabesueshme”. Presidenti Biden, tha se po priste informacion shtesë përpara se ta quante zyrtarisht sulmin një tentativë për vrasje ndaj ish-presidentit. “Unë kam mendimin tim, por nuk kam fakte,” u tha ai gazetarëve, duke u zotuar të se do të japë informacione shtesë kur t’i marrë ato. Presidenti foli nga qyteti bregdetar Rehoboth i shtetit Delauerë, ku po kalonte fundjavën. Zoti Biden mori “informacionin fillestar” nga këshilltarët e tij pas të shtënave dhe më pas mblodhi zyrtarët e sigurisë për një përditësim më të detajuar nga Kimberly Cheatle, drejtoresha e Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara, Sekretari i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas dhe këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë, Liz Sherwood-Randall.

Top Channel/ Tronditet Gjermania! I akuzuar për eliminimin e 15 pacientëve, nis gjyqi për mjekun
14/07 23:16
Top Channel/ “Arrini marrëveshjen me Ukrainën”, Trump kërcënon Rusinë: Afat deri në…
14/07 23:13
Top Channel/ “Përvëlohet” Spanja! I nxehti bën kërdinë, bilanc tragjik viktimash brenda dy muajsh
14/07 23:06
Top Channel/ Prapaskenat e lëvizjes së Trump, takimi me Zelenskyn tek telefonata Putin
14/07 21:50
Top News – ‘Sekretet’ e telefonatave. Sapo Trump mbyll telefonin, Putin bombardon Ukrainën
14/07 20:45
Top Channel/ Trump, ultimatum Putin: Jepi fund luftés brenda 50 ditësh!
14/07 19:35
Top Channel/ Kur dhe kush e pret Trump ne Londer ne shtator!
14/07 15:49
Top News – Presidenti i Iranit u plagos / Sulmet e Izraelit shumë të sakta, Teherani nis hetimin
14/07 15:22
Top News – Franca ‘tregon dhëmbët’, gati për luftë / Paradë e madhe ushtarake në ditën e Bastijës
14/07 14:58
Top News – Shefi i ushtrisë ‘hyn’ në llogore / Inspekton forcat ruse që luftojnë në Ukrainën lindore
14/07 14:55
Top News – Trump, i tërbuar me Putinin / ‘Tregohet xhentil gjatë ditës, sulmon gjatë natës’
14/07 14:51
Top News – Lëkundet toka në 50 qytete…Turistët të frikësuar, tërmet i fuqishëm në Spanjë
14/07 12:52
Top News – I dërguari i Trumpit në Kiev / Do diskutojë për sigurinë dhe sanksionet mbi Rusinë
14/07 12:41
Top Channel/ Plani anti-gomone Starmer-Macron, mund te “mbytet” para se te aplikohet!
14/07 12:22
Top Channel/Macron jep alarmin: Europa, përballë kërcënimit më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore!
14/07 12:22
Top Channel/ BE do godasë SHBA-në, Tajani: Gati tarifat 231 miliardë euro!
14/07 12:21
Top News – BE gati për hakmarrje ndaj SHBA-së / Tarifa shtesë nëse nuk ka një marrëveshje
14/07 12:20
Top News – Trump ‘bën biznes’ me Patriotët / ’Ia jep’ Ukrainës, por paguan Bashkimi Evropian
14/07 12:12
Top News – Spanja nën ‘pushtim’ nga turistët / Vetë spanjollët nuk shijojnë dot plazhet e tyre
14/07 12:09
Top News – Trump shkon te Mbreti në shtator / Lideri i parë që pritet në dy vizita shtetërore
14/07 11:57