Joe Biden u pengua e u plandos në tokë gjatë eventi në Kolorado, por pavarësisht rrëzimit të fortë të tij, Shtëpia e Bardhë njoftoi se kreu i administratës amerikane është mirë. Presidenti më i moshuar në detyrë i Shteteve të Bashkuara u tha se u pengua në një thes më rërë që ishte vendosur në podium. Pas episodit të sikletshëm, u desh që 80 vjecarin ta ndihmonin të ngrihej në këmbë.