Përkeqësimi i papritur i gjendjes shëndetësore të Aleksandar Vucic bëri jehonë të madhe në media. Por ndërsa këshilltarja e tij për mediat tha se bëhej fjalë vetëm për shqetësime kalimtare dhe se kreu i shtetit ka nevojë për pushim, kryeministrja serbe Ana Brnabic zbuloi se presidenti serb është me grip, dhe se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar edhe për shkak se ka përjetuar një stress shumë të madh prej situatës në Kosovë.