Top Channel/ Berisha shkel arrestin shtëpiak! Mban fjalim me mikrofon nga ballkoni i banesës
03/01/2024 18:24

Simpatizantët e ish-kryeministrit Sali Berisha janë mbledhur sërish poshtë shtëpisë së tij, duke brohoritur dhe thirrur emrin e tij. Këtë herë ish-kryeministri e “theu arrestin në shtëpi”, masë e vendosur nga Gjykata Antikorrupsion , duke komunikuar me fansat e tij me një mikrofon. Ata bllokuan rrugën Mustafa Matohiti ndërsa Berisha zbriti kabullin nga dritarja e shtëpisë së tij për ta lidhur me bokset që ata kishin sjellë. “Komunikimi zanor me ju ka munguar jo prej masës së Ramës por për shkak të një gjendjeje gripale. Vendi ka një Kushtetutë, që përsoset, shkelmohet çdo ditë nga diktatori i bandave dhe mercenarët e tij në skap. Për Edi Ramën, kushtetuta e vendit nuk ekziston. Rama është vërsulur ndaj çdo demokrati me tërbimin e papërmbajtur të etërve te tij me shpresë se do mund të arkivojë historinë e PD. Po ne jemi këtu për tu betuar se Edi Rama dhe skapistët e tij do marrin shume shpejt vendin që meritojnë”, tha Berisha para mbështetësve. Edhe ditën e djeshme simpatizantët e ish-kryeministrit u mblodhën poshtë shtëpisë së tij, duke brohoritur. Berisha doli në dritare për të përshëndetur të gjithë të pranishmit, ku thjesht bëri simbolin me dy gishta. Gjykata Antikorrupsion vendosi të lërë në arrest shtëpiak Sali Berishën, duke urdhëruar që të mos largohet nga banesa që gjendet në rrugën “Mustafa Matohiti”, njësia numër dy dhe të mos komunikojë me asnjë person tjetër përveç atyre që jetojnë në të njëjtën banesë me të. Ditën e sotme njëri nga avokatët mbrojtës të ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi tha për Top Channel se ka ankimuar vendimin e gjyqtares Irena Gjoka ndaj Sali Berishës.

Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48
Top Channel/ Pezullohen 7 policë për reagimet në protestë. Caka: 55 ankesa, 4 të tjerë nën hetim
23/10 15:45
Top Channel/ Protestë me bluza të bardha, i riu te Mjekësia kundërshton akuzat Ramës
23/10 15:44
Top Channel/ Rama: Dhuna nga Antifa dhe fonde nga Irani. Dalin emrat e të përfshirëve në vandalizëm
23/10 15:43
Top News – Rama e nxorri me precedentë penalë, i riu tregon dëshminë e penalitetit-Jam i padënuar
23/10 15:36