Sali Berisha i kërkoi Edi Ramës të dëgjojë zërin e studenteve dhe të largohet për ti hapur rrugë zgjedhjeve të reja përmes nje qeverie teknike. Edi Ramës të japë menjëherë dorëheqjen si rruga e vetme për zgjidhjen më të shpejtë dhe më pak të dhimbshme të krizës së thellë në të cilën e ka zhytur vendin. largimi i tij i menjëhershëm, krijimi i një qeverie që çon vendin drejt zgjedhjeve të lira është kusht i të gjitha kushteve që vendi të dalë nga kriza. Edi Rama, në vend të dorëheqjes së tij, kërkon t’u servirë studentëve shkarkimin e Hitës apo ndonjë tjetri në një kohë kur ai qëndron vetë direkt prapa urdhrit.