Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, priti sot në një takim në selinë blu, eurodeputetin Michael Gahler, koordinator i Grupit Parlamentar të Partisë Popullore në Parlamentin Europian. Gjatë takimit, Berisha i shprehu eurodeputetit shqetësimet e opozitës për dosjen “Balluku” dhe AKSHI-t, si dhe nismën e Partisë Socialiste për ndalimin e pezullimit nga detyra të krerëve të shtetit. “Amendamentet ligjore që synon Rama dëmtojnë, jo vetëm luftën e drejtësisë kundër korrupsionit, por edhe procesin e integrimit europian”-është shprehur Berisha.