Top Channel/ Berisha non grata nga SHBA, kongresmeni i “kërkon llogari” DASH
08/06/2021 14:20

Një ditë pasi e pyeti sekretarin amerikan te shtetit Antony Blinken lidhur me vendimin e tij për ta shpallur non grata ish kryeministrin Sali Berisha, kongresmeni republikan Lee Zeldin vendpsi t`i drejtohej Departamentit Amerikan të Shtetit për informacione më të detajuara mbi këtë vendim. “Sali Berisha ka pasur historikisht marrëdhënie të forta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kjo ka bërë shumë persona ta vënë në pikëpyetje këtë vendim të papritur. Duke ndjekur mundësinë për diskutuar këto sanksione me sekretarin Blinken, kërkoj akses në të gjithë informacionin e DASH në bazën e te cilit u mbështet ky vendim kundër Berishës dhe familjes së tij. Gjithashtu, kërkoj një shpjegim të detjuar të procesit që ndoqi DASH për të përcaktuar këtë cështje. ”- thuhet ne letrën zyrtare të Zeldin. Në seancën online të mbajtur një ditë më parë nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Kongresit të SHBA, ligvënësi i Long Island kërkoi informacione publike nga Blinken për vendimin e marrë, por kryediplomati amerikan e ftoi atë dhe çdo anëtar tjetër të interesuar të Komitetit që t`i drejtoheshin sektorit ligjor të Departamentit për të parë më në hollësi procesin që solli vendosjen e Berishës dhe familjes së tij në listën e personave të cilëve u ndalohet hyrja ne shtetet e Bashkuara. Ai nënvizoi se këto vendime zakonisht merren në kuadrin e shtimit të përpjekjeve të Departamentit të Shtetit për të kufizuar dhe penguar korrupsionin në botë si dhe ndikimin e tij në drejtat e njeriut. arsyetimi i dhënë nga sekretari i shteti ditën që berisha u shpall non Grata ishte “përfshirja në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime personale dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë”.

Top Channel/ Protesta në Tiranë, bllokohet ‘Myslym Shyri’, protestuesit ulen në rrugë dhe…
16/10 11:56
Top Channel/ Tensione në Lezhë, përshkallëzohet situata, një nxënës rrëzohet teksa ndiqet nga…
16/10 11:37
Top Channel/ Bizneset ulin qepenat, mesazhe “me zemra” për protestuesit: Mos na shkatërroni mundin
16/10 11:27
Top Channel/ Sot dita e katërt e protestës në kryeqytet, nis grumbullimi në Sheshin Skënderbej
16/10 11:23
Top News – Policia parandalon protestën në Korçë
16/10 11:19
Top Channel/ Protesta në Lezhë, plagoset nga gurët në fytyrë një vajzë
16/10 11:11
Top News – Sërish protestë në Vlorë, studentë e qytetarë dalin në rrugë
16/10 11:10
Top Channel/ Nis protesta edhe në Vlorë, studentët e Ismail Qemalit bojkotojnë mësimin
16/10 11:03
Top Channel/ Protesta e studentëve, sulmohet selia e PS në shkodër, thyhet xhamat dhe…
16/10 11:01
Top Channel/ Grumbullohen protestuesit edhe në Korçë, e moshuara mesazh të fortë për protestën…
16/10 10:51
Top Channel/ Pritet proteste në Bulqizë dhe Peshkopi, gjimnazistët mblidhen në…
16/10 10:51
Top Channel/ Tensionohet situate në Elbasan, protestuesit i vënë flakë kazanëve të mbeturinave
16/10 10:31
Top Channel/’Rama ka vënë 20 hajdutë dhe thotë faji s’është i imi’, qytetari i revoltuar shpërthen…
16/10 10:26
Top News – Rama akuzon agjenturat e huaja për protestën: Nuk na duan në BE!
16/10 10:20
Top Channel/ I kapen fishekzjarrë me vlerë 40 mijë euro, arrestohet 24-vjeçari në Tiranë , dyshohet…
16/10 10:08
Top Channel/Sot masat për 16 të arrestuarit e ditës së parë të protestës, familjarët jashtë gjykatës
16/10 10:07
Top Channel/ Dita e dytë e protestës në Elbasan, gjimnazistët bojkotojnë mësimin, mblidhen në rrugë
16/10 10:01
Top News – Gjimnazistët bojkotojnë sërish, revoltë në Lezhë, Shkodër, Elbasan e Gramsh
16/10 10:00
Top Channel/ Përshkallëzohet protesta në Lezhë, protestuesit shkulin kangjellat dhe tabelat rrugore
16/10 09:59
Top Channel/ Disa gjimnazistë bojkotojnë mësimin në Lezhë dhe dalin në protestë, tentojnë të…
16/10 09:57