Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim e cila në një dalje televizive është shprehur se nëse Berisha fiton nuk do trokasë në derën e tij. Berisha tha se dera e tij do të jetë e hapur për çdo ambasador të SHBA-së, por referuar Yuri Kim, tha se ajo nuk do të shkelë kurrë, pa i kërkuar më parë falje shqiptarëve për deklaratën e ‘barit’.