19:46 | 21/3/2024

Top Channel/ Bënë kërdinë në Madrid duke grabitur 30 banesa, pranga “skifterëve” shqiptarë në Spanjë

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar në Madrid të Spanjës ku dyshohet të kenë kryer rreth 30 grabitje në banesa të ndryshme. Shqiptarët e arrestuar dyshohet se kanë përgjegjësi për grabitjet në banesat e zonave të disa zonave. Kryesisht merrnin objekte të vogla dhe lehtësisht të transportueshme, duke zgjedhur kryesisht para, bizhuteri, orë dhe pajisje elektronike ose kompjuterike. Duke u nisur nga niveli i lartë i aktivitetit kriminal të grupit, u krye edhe një kontroll në banesën që 2 shqiptarët kishin u sekuestruan një sasi e madhe bizhuterish, ora, pajisje kompjuterike dhe elektronike si dhe automjeti i përdorur për t’u larguar pasi kryenin grabitjet.

Më shumë ↓

Video të tjera