Qytetarët belgë janë paralajmëruar nga autoritetet të përgatiten për një valë të nxehti, me temperatura që kapërcejnë 31 gradët në Brukselin e njohur si qyteti “i vranët”. Pas një periudhe disa javore pa reshje shiu, Instituti Mbretëror Metereologjik belg tani thotë se ditët e ngrohta me shumë gjasë, do të vazhdojnë cka shton frikën e një vale të parakohshme të nxehti.