Shefi ekzekutiv i firmës bioteknologjike gjermane BioNTech, e cila krijoi vaksinën e parë kundër koronavirusit së bashku me kompaninë farmaceutike amerikane Pfizer, befasoi me pohimin se deri nga mesi i vitit 2022 mund të nevojitet një formulë e re për mbrojtje kundër mutacioneve të ardhshme të virusit. Ugur Sahin i tha Financial Times se me kalimin e kohës, mutacionet e zvogëlojnë përgjigjen imune të trupit.