Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano konfirmoi në një përgjigje me shkrim për Telegrafin masat e marra prej bllokut europian ndaj saj, për shkak të mosreagimit ndaj thirrjeve për uljen e tensioneve në veri. “Kosova fatkeqësisht ende nuk i ka ndërmarrë hapat e nevojshëm. Prandaj, BE – siç tregohet në deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë për politikë të jashtme dhe sigurinë – ka vendosur të zbatojë një sërë masash, u shpreh ai.