Frika e një përplasjeje politike mes anëtarëve ka bërë që Bashkimi Europian të mos e garantojë më të ardhmen e anëtarësimit të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor të cilave i është premtuar një vend në klub. Reuters citon 4 diplomatë dhe një qarkore të brendshme për këtë pohim të tij që koincidon me ndezjen e re të tensioneve në kufirin Kosovë-Serbi.