Pas mbi një dekade ndërmjetësimi në procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë, Bashkimi Europian duket se nuk dëshiron të humbasë më kohë. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano pohoi se në ditët në vijim, institucionet e bllokut me mbështetjen e liderëve të tij, do të hedhin hapat e parë drejt zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, së bashku me Kosovën dhe Serbinë.