Negociatorët nga Parlamenti Europian dhe 27 vendet anëtare të BE-së arritën marrëveshjen që detyron platforma të tilla si Facebook, Twitter dhe Google të menaxhojnë përmbajtjet dëmtuese si gjuha e urrejtjes dhe dezinformimi. Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e përshkroi këtë ujdi si “historike”, e tha se ajo do të shtrihet edhe përtej kontinentit të vjetër.